Sot në orën 11:00 është njoftuar protesta e madhe kundër rritjes së çmimeve, që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë. Qytetarët do të marshojnë nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të zyrës së Edi Ramës.
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale shprehet se sot Shqipëria është e gjitha në protestë kundër qeverisë.
“Kundër narkoqeverisë për rritjen stratosferike të çmimit të naftës në 2.2 Euro në kohë që në Maqedoninë e Veriut fqinje shitet me 1.3 Euro, dyfishimin e çmimit të vajit dhe ushqimeve të tjera si në asnjë vend tjetër as vet në Ukrainë”, ka shkruar Berisha.
Ish-kryeministri e mbyll postimin duke thënë: “Rroftë protesta”. Por kryeministri Edi Rama e akuzoi mbrëmë se ai bashkë me Presidentin Meta fshihen pas organizimit të protestave.