Një 22-vjeçar ka mbërritur i plagosur me thikë në spitalin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në Roskovec. Julian Goga ka dy plagë, një në shpatull dhe një në zonën e barkut.
Më 24 shkurt, Goga u rrëmbye, u dhunua dhe kërcënua nga dy vëllezërit Igli dhe Endri Ajdini, pasi i kishte ngacmuar të dashurën njërit prej tyre. Ishte vetë 22-vjeçari që denoncoi rrëmbimin e tij pasi u lirua dhe policia arrestoi dy vëllezërit Ajdini. Ndërsa sot ka qenë kunati i dy vëllezërve që e ka sulmuar duke e plagosur me thikë të riun.
NJOFTIMI I POLICISË
Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe arreston autorin.
Pas marrjes së njoftimit se në Roskovec ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do i kalojnë Prokuror