Juan Arredondo, kolegu i gazetarit Brent Renaud, që u vranë Ukrainë nga sulmet ruse ka treguar momentin e tmerrshëm të ngjarjes së rëndë. BBC shkruan se Arredondo është shprehur se të dy kanë qenë në Irpin për të filmuar qytetarët e Ukrainës që po largoheshin. Pikërisht në momentin që kanë kaluar një pikë kontrolli janë qëlluar nga rusët. Renaud ndërroi jetë në vend, ndërsa Arredondo përfundoi në spital.
“Ishim në një nga urat e para Irpin, duke shkuar për të filmuar refugjatët që po largoheshin. Hipëm mbi makinë dhe dikush na orientoi drejt një ure tjetër , kaluam një pikë kontrolli dhe në ato momente filluan të qëllojnë mbi ne. Në atë kohë shoferi u kthye, por sulmet nuk u ndalën. Nuk e di çfarë ka ndodhur më tej me Brent, e pashë vetëm kur e qëlluan në qafë dhe në atë çast jemi ndarë,”- ka thënë gazetari.