Në fabrikën e prodhimeve të brumit Nela, kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e Rezistencës Sociale, ku bërë me dije për pagën minimale si dhe për vendosjen e taksave të reja.
Po ashtu ai ka ironizuar protestën e qytetarëve duke e quajtur atë si mjegull të krijuar nga ujqërit e vjetër që duan karriget dhe si një turp për ne si vend i NATO-s.
“Dalin aty me “X5” dhe kërkojnë ulje çmimi për naftën e makinës, dhe protestojnë me drita “iphone”. I vetmi vend i botës, i vetmi vend i NATO-s, i vetmi vend në Evropë që në vend të solidarizohemi me Ukrainën qahen për naftën e X5. Kjo është protestë për llogarinë e ca personazheve që duan mjegull si ujku,” tha ai teksa theksoi se kriza Ukrainës ka shkuar deri në Australi.