Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar të shtunën e 12 marsit në TV Pink se disa në Perëndim duan që katër vendet e BE-së, anëtare të NATO-s, siç janë Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Greqia ta njohin Kosovën, në mënyrë që Prishtina të anëtarësohet në NATO, dhe këtë e ka konfirmuar tashmë ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea.
“Është ideja e tyre, ata duan ta shtyjnë atë ide, por nuk mendoj se është reale tani, ata nuk kanë nevojë për Serbinë si kundërshtar sepse nuk kanë nevojë për ndonjë problem tjetër diku”, tha Vuçiç.
“Por kjo ide ekziston. Historinë e NATO-s dhe Kosovës nuk e kam shpikur – 50 herë i kam kaluar të gjitha letrat që marr nga shërbimet”.
Vuçiç shtoi se, “megjithatë ata nuk e kuptojnë se amerikanët nuk janë për këtë, as evropianët nuk mund të jenë për këtë, sepse ata e perceptojnë NATO-n si një aleancë të mbrojtjes dhe sigurisë dhe jo si diçka për presion politik”.
“Nuk jam i sigurt se do ta marrin atë vendim, ka shtuar Vuçiç dhe ka theksuar se Shea ka treguar edhe në të kaluarën se çfarë mendon dhe dëshiron për Serbinë”.