Në nisje të protestës së qytetarëve përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, Sali Berisha ka publikuar një foto të disa personave me aftësi të kufizuara që kanë qenë të pranishëm në disa protesta, si përgjigje ndaj deklaratave të Edi Ramës. Përmes kësaj fotoje, lideri historik i të djathtës i drejtohet kryeministrit se protestuesit nuk kanë “X5”, siç pretendon ai. “Këta janë protestuesit me X5!? Turp!”, shkruan Berisha.