Vladimir Putin nuk e ka pranuar dështimin e tij dhe të forcave ruse në sulmet e bëra ndaj Ukrainës, por ish truproja e tij ka drejtuar gishtin për fajtorin.
Viktor Zolotov, ka shërbyer si truproja e Putin nga 2000 deri në 2013, ku u bënte pjesë në grupin “Burrat me të zeza”, sepse mbanin syze dielli të zeza dhe visheshin me kostume krejt të zeza. Ata përdorin një sërë armësh, duke përfshirë raketahedhës portativë.
Ai ka deklaruar se ofensiva ruse ka dështuar dhe pushtimi nuk erdhi në atë mënyrë që Rusia e kishte parashikuar.
Për këtë dështim Zolotov gjen ‘fajtor’ ekstremistët e djathtë që ndodhen mes ukrainasve.
Ai fajësoi përparimin e dobët të Rusisë tek elementët e ekstremit të djathtë që fshihen në mesin e popullsisë ukrainase, duke luajtur me një akuzë të përdorur vazhdimisht nga Moska për të justifikuar pushtimin e saj se neo-nazistët janë infiltruar në Ukrainë.