-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna e popstares: Rita Ora gjithnjë e hapur me mua

Kryesoret

Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, javën e kaluar ishte e ftuar speciale në “Fem Fest, në Tiranë.

Ajo mbajti një fjalim fuqizues për gratë, teksa shijoi qëndrimin e saj në kryeqytetin shqiptar.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, vera ka dhënë një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, ku ka folur mbi karrierën dhe jetën e saj.

E pyetur nëse Rita tregohet e hapur mbi jetën e saj private me të, nëna e saj tha se këngëtarja e bën patjetër një gjë të tillë, duke u treguar gjithmonë e hapur me të ëmën.

“Po, Rita është shumë e hapur, nganjëherë i them ‘too much information (shumë informacion). Po e kemi një raport shumë të mirë. Ajo është shumë e afërt me mua edhe me motrën (ato udhëtojnë së bashku). Mirëpo po shumë është e thjeshtë, direkte, e sinqertë edhe e tregon veten. Unë i them avash – ‘Por përse?’ më thotë. Shumë kemi një raport të hapur, jam e lumtur sepse ajo i pranon këshillat”, ka thënë Vera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit