Nuk ka liri. Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e dy miqve të Rezart Taçit, Artur Balla dhe Bledar Lila, të akuzuar nga SPAK për pastrim parash në kuadër të grupit kriminal.
Kunati dhe shoferi i biznesmenit do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë arrest me burg. Taçi vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë.
Autoritetet shqiptare pak muaj më parë bllokuan 18 mln euro që po transferoheshin nga Zvicra në Shqipëri. Rezart Taçi pas operacionit deklaroi se do të dorëzohej, por deri tani nuk e ka bërë një gjë të tillë.