-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë urrejnë njerëzit (fshehurazi) tek partnerët e tyre

Kryesoret

1.

“Mungesa e durimit që ka dhe fakti që acarohet kaq shpejt. Unë e njoh mirë dhe e di që në 99% të rasteve i ka kot fjalët që thotë kur nxehet, por ka ca raste të tjera që unë fiksohem dhe mendoj që më urren.”

2.

“Kur ai gërrhet. O Zot, s’e duroj dot! E di që s’është në dorën e tij, por më prish gjumin çdo natë.”

3.

“Fakti që zhduket çdo natë, në vend që të kalojë kohë me mua dhe fëmijët. Nuk më ndihmon me asgjë. Ankohet se është i lodhur, kur jam unë e vetmja që merrem me shtëpinë dhe fëmijët nga mëngjesi në darkë.”

4.

“Ajo është e pavendosur. Nuk vendos për asgjë dhe ka dyshime për çdo plan, takim apo gjë që ne bëjmë. Më çmend.”

5.

“Ai puth shumë keq. Jam përpjekur të flas dhe ta ndihmoj në fillim të lidhjes, por nuk ndryshoi asgjë. Tani ka kaluar shumë kohë dhe thjesht jam dorëzuar.”

6.

“Fakti që ai s’më kërkon kurrë falje kur zihemi. Madje nxehet me mua sepse sipas tij, jam unë ajo që duhet t’i lexoj mendjen.”

7.

“S’e pranon fare kritikën. E merr shumë keq dhe unë duhet të tregohem ekstremisht e kujdesshme sepse mund të përfundojmë në sherr.”

8.

“Ai s’është shumë i zgjuar. Eshtë i ëmbël, i kujdesshëm dhe shumë i dashur, por ndonjëherë frustrohet kaq shumë nga bisedat tona pasi nuk ka intelektin e duhur për t’i përballuar.”

9.

“Ne s’kemi asnjë harmoni fizike bashkë në shtrat.”

10.

“Familja e tij është thjesht dramë! Janë ata arsyeja e vetme pse unë s’bëj një dasmë. Vështirësojnë gjithçka.”

11.

“S’më dëgjon kurrë kur unë flas. As që do t’ja dijë si ishte dita ime apo se çfarë ka që nuk shkon me mua.”

12.

“Ndonjëherë atij nuk i pushon goja dhe nuk e kap fare momentin kur tjetri do ta përfundojë bisedën. Eshtë gjithë kohës duke thënë diçka dhe kur pi, bëhet edhe më keq. Në të shumtën e rasteve dua t’i them: ‘Të dua, por qepe gojën.’ Nuk ja them se s’dua ta lëndoj.”

13.

“Ajo është perfekte, por ndodh diçka me raste. Bie në qetësi, nuk flet fare dhe është gjithë kohës pasive. Më duket sikur unë i kam bërë diçka dhe s’e di çfarë.”

14.

“Fakti që është gjithë kohës me nerva, i mungon empatia dhe s’e pranon.”

15.

“Vëllezërit e tij.”

16.

“Ne nuk zihemi sa duhet. Edhe nëse fillojmë një zënkë, ai hesht dhe largohet. Eshtë shumë e pashëndetshme.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit