Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, i cili shprehu shqetësimin dhe mbështetjen e tij pas rrëzimit të dronit në Zagreb dhe gatishmërinë e tij për të mbrojtur qiejt e Kroacisë së bashku me NATO-n.
“Fla me sekretarin e Shtetit Blinken, i cili më telefonojë që të shprehë shqetësimin dhe mbështetjen e tij pas rrëzimit të dronit në Zagreb dhe gatishmërinë për të ndihmuar në mbrojtjen e qiellit tonë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Plenkoviç në Twitter.
Një dron i prodhimit sovjetik u rrëzua të enjten pas orës 23:00 në lagjen “Jarun” të Zagrebit. Ai ka hyrë në hapësirën ajrore kroate nga Hungaria, pasi më herët kaloi mbi Rumani, ndërsa mendohet të ketë fluturuar nga zona e luftës në Ukrainë.
Siç tha kryeministri kroat, në dron ka pasur eksploziv dhe po kërkohet hetim i mëtejshëm për të përcaktuar se kush e ka lëshuar atë drejt Kroacisë dhe në çfarë mënyre dhe nëse ka qenë gabim, sabotim apo qëllim.
Plenkoviç tha gjithashtu në Twitter se Blinken përshëndeti mbështetjen e qartë të Kroacisë për Ukrainën dhe përpjekjet për të pranuar refugjatët ukrainas.