-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ballkani i Hapur, korridor rus. Mashtron veten t’u besosh vëllezërve siamezë Rama-Vuçiç

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në RTV Ora se Ballkani i Hapur është një korridor rus në rajon dhe një ndikim serb. Ai tha se SHBA-të dhe BE-ja nuk e kanë mbështetur Ballkanin e Hapur dhe se 3 kryeministrat rrinë gati tu para Aleks Sorosit.

“Ballkani i Hapur është një korridor rus në rajon dhe një ndikim serb. SHBA-të nuk kanë asnjë deklaratë që e mbështesin këtë nismë. Aleks Soros ka qenë i pranishëm dhe 3 kryeministra rresht aty. Oscobar tha se kështu sikurse është nuk shkon, ndërsa Lajçak tha se kështu është i dëmshëm. Pavarësisht nga këto, 3 kryeministrat rrinë gati tu para Aleks Sorosit. Fuqia e Sorosit është shumë e madhe, jam i vetëdijshëm për këtë. Padia ime në Paris po ecën. Deri tani nuk ka një datë për nisje procesi, di që kanë afat”.

Ndërkohë, Berisha komentoi edhe eksportin e grurit nga Serbia. Ish-kryeministri u shpreh se Rama “po e shet” këtë vendim si një sukses të nismës “Open Balkan”.

“Tu besosh vëllezërve siamezë Rama-Vuçiç vetëm sa mashtron veten tënde. Importuesi numër 1 i grurit është mik i ngushtë i Edi Ramës.  Qoftë importuesi i miellit, qoftë importuesi i naftës, qoftë importuesi i grurit duhet të kenë rezerva. Duhet të ketë 3 muaj rezervë. Qeveria shqiptare në përputhej me direktivën evropiane është e detyruar të ketë naftë për 3 muaj rezervë.  Qeveria i thotë importuesit të naftës që në magazinat e tua me ligj je i detyruar të kesh naftë 3 muaj rezervë. Siç ndodhi kriza tani, qeveria i thotë ju do nxirrni rezervat e naftës. Po këtu problemi është që kryetari i qeverisë bën zëdhënësin e kompanive. Vijmë te mielli dhe gruri. Para 4 ditësh qeveria e Kosovës i tha qytetarëve nuk kemi shqetësime, kemi 3 muaj miell dhe 2 muaj grurë. Kemi 5 muaj. Dëgjuat gjë në Shqipëri ju?”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit