Maqedonia e Veriut nuk pret valë të rritur të refugjatëve nga Ukraina, por pavarësisht kësaj, qeveria është e gatshme për valë të mundshme të refugjatëve. Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani tha se nuk ka dinamikë më të madhe të hyrjes së shtetasve ukrainas siç kishte para luftës dhe se nuk pret valë të madhe të refugjatëve ukrainas në vend, por, theksoi nëse ndodh kjo nuk përjashtohet mundësia edhe për krijimin e kapaciteteve të improvizuara për akomodim.
Osmani para Qeverisë i prezantoi të dhënat nga institucionet shtetërore për kapacitetet e akomodimit të refugjatëve të cilët mund të vijnë nga Ukraina, por edhe planet dhe detyrimet për të gjitha institucionet të cilat mund të përfshihen në këtë proces. Sipas tij, tani për tani nuk ka numër të rritur të shtetasve ukrainas të cilët kanë hyrë në vend, ndërsa ata që kanë hyrë asnjëri nuk ka kërkuar status të refugjatit.
“Ka hyrje të qytetarëve ukrainas, por nuk ka dinamikë më të madhe që ka pasur para luftës. Ato janë hyrje normale të njerëzve për nga numri jo më të mëdha se të mëparshmet. Nuk kemi rast të tillë që dikush të ketë kërkuar status të refugjatit, por duhet të jemi të gatshëm për atë”, tha Osmani.