Qëndrimi i Kinës në luftën Rusi-ukrainë është shumë i rëndësishëm dhe strategjik. Ai ka shkaktuar mjaft konfuzion dhe komente të shumta.
Sipas një analize në Insitutit Peterson për ekonimin ndërkombtare, të dhënat tregojnë se Kina nuk po vepron pë rtë minuar sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, or ka bërë lëvizje për të mbështetur izolimin ekonomik të Rusisë.
Sipas analistëve në institut, qëndrimi i Kinës është rezultat i një llogaritjeje kosto-përfitim nga presidenti Xi, i cili duket se është shumë më racional se Vladimir Putin.
Që nga fillimi i pushtimit rus, thonë analistët, dy banka të mëdha shtetërore kineze thuhet se kanë refuzuar të japin letra garancie në dollarë amerikanë për të financuar importet nga Rusia. Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë, ku Kina është aksioneri më i madh, ka njoftuar pezullimin e çdo kreditimi të ri për Rusinë. Një njoftim i ngjashëm është bërë nga Banka e Re për Zhvillim (BRICS Bank) me qendër në Shangai
Në të njëjtën kohë, shumë kompani private kineze gjithashtu kanë pezulluar shitjet në Rusi ose kanë ndërprerë aktivitetin. Mes tyre janë prodhuesit më të mëdhenj të smartfonëve, të cilët kanë 60% të tregut rus, duke përfshirë Huaëei, Oppo dhe Xiaomi, të cilët kanë reduktuar në mënyrë drastike eksportet, sipas shembullit të Apple dhe Samsung. Geely, pronari i Volvo dhe prodhuesi kinez i kompjuterave Lenovo kanë pezulluar eksportet, ndërsa TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance, ka ndaluar ofrimin e shërbimeve në Rusi. Në të njëjtën kohë, grupiFuyao Glass Industry Group, i bërë i famshëm nga dokumentari fitues i Oskarit 2019 “American Factory”, zhvendosi një pjesë të prodhimit të tij nga Rusia përsëri në Kinë.
Analistët theksojnë se monitorimi i shtrirjes së plotë të lëshimit financiar mund të jetë i vështirë, pasi kompanitë kineze shpesh hezitojnë të bëjnë deklarata publike. Një zyrtar rus i ngarkuar për sigurinë e avionëve ka zbuluar se Kina ka refuzuar të furnizojë pjesë rezervë për flotën komerciale të linjës ajrore ruse – Boeing dhe Airbus tashmë kanë njoftuar ndalimin e shitjeve të pjesëve të këmbimit në Rusi. Zyrtari u shkarkua për deklaratat e tij.
E gjithë kjo çon në përfundimin se Kina madje nuk ka gjasa të ofrojë ndihmë ushtarake për Rusinë, qoftë edhe vetëm sepse SHBA ka gjasa të përgjigjet me sanksione të ashpra ndaj vetë Kinës.
Kina është thellësisht e integruar në ekonominë botërore
Analistët theksojnë se qëllimet gjeopolitike të Kinës mund të jenë pjesërisht në përputhje me ato të Rusisë. Moska dhe Pekini ndajnë pikëpamjen se Shtetet e Bashkuara janë ekonomikisht të dobëta dhe se sjellja e saj përbën një kërcënim për sigurinë. Megjithatë, interesat ekonomike të Kinës janë të ndryshme nga shqetësimet e saj të sigurisë.
Kina është thellësisht e integruar në ekonominë botërore. Pjesa e saj në tregtinë botërore është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë, si dhe pjesa e saj në hyrjet globale të investimeve direkte. Sipas vlerësimeve, pesha e Kinës në tregtinë botërore në fund të vitit 2021 ishte rreth 17% dhe pjesa e saj e hyrjeve të investimeve direkte globale në fund të tremujorit të tretë të 2021 ishte 19%. Flukset totale të saj tregtare, të cilat i kaluan 6 trilionë. dollarë vitin e kaluar, e bëjnë rusin të duket i vogël.
Kompanitë kineze dhe lidershipi kinez, thonë analistët e Institutit, e dinë se vendi i tyre do të ekspozohej shumë në rast të shkeljes së sanksioneve. Duke qenë se qeveria kineze vendosi kohët e fundit objektivin e saj të rritjes së PBB-së për vitin 2022 në 5.5%, duke vendosur shiritin më të lartë se sa do të prisnin ekonomistët, fakti që pjesa më e madhe e ekonomisë kineze është subjekt i sanksioneve perëndimore është një rrezik për presidentin Xi, i cili po kërkon një të tretën afat, të cilin ai nuk ka gjasa ta marrë.