-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria mirëpret vendimin e Hagës, i bën thirrje Rusisë të ndalë luftën

Kryesoret

Institucionet më të larta shqiptare kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë që i kërkoi Rusisë të ndalë pushtimin e saj.

Kështu Shqipëria ka rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin e saj krah Ukrainës dhe dënimit të krimeve të luftës.

Ishte presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili dënoi veprimet e Putin-it duke kërkuar që pushtimi rus të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina.

“Duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GJND-ja konfirmoi dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në union ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar”, tha Meta.

Ai theksoi se Shqipëria është në krah të Ukrainës dhe integritetit të saj territorial.

Po ashtu ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka siguruar që Shqipëria mbështet plotësisht përgjegjësinë për çdo krim të kryer në Ukrainë.

Ajo i ka bërë thirrje Rusisë që t’i bindet urdhrit të Gjykatës.

https://twitter.com/xhacka_olta/status/1504161751272677379?cxt=HHwWhoCz1ZbJ7d8pAAAA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit