Në një aksion të policor në Bullgari është arrestuar ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov.
Ndërkohë kryeministri aktuale Kiril Petkov në profilin e tij zyrtar ka shkruar se “Askush nuk është mbi ligjin”.Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-ministri i Financave Vladislav Goranov, kryetari i Komisionit të Buxhetit Menda Stojanova dhe ish-kreu i shërbimit të informacionit të qeverisë Sevdalina Arnaudova.
Borisov dhe anëtarët e partisë së tij Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB) u arrestuan gjatë një operacioni special në lidhje me 120 raste të keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Evropian. Ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit për buxhet Menda Stojanova dhe ish-shefi i shërbimit informativ të qeverisë Sevdalina Arnaudova janë arrestuar gjithashtu.
Rastet i referohen llojeve të ndryshme të krimeve të dyshuara duke përfshirë përdorimin mashtrues të fondeve evropiane, keqmenaxhimin e fondeve publike, keqpërdorimin e subvencioneve bujqësore, shkeljet në fushën e infrastrukturës si dhe kompensimet dhe paketat e ndihmës për rikuperim pas pandemisë së koronavirusit.
Ministria e Brendshme sqaroi se në adresa të ndryshme po kryhen kontrolle dhe sekuestrime.
Kovesi ndodhet për një vizitë në Bullgari me ftesë të kryeministrit Kiril Petkov.
Ajo tha se një raport vjetor do të publikohet në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme, me informacion dhe statistika mbi rastet dhe hetimet e kryera.
Borisov shërbeu si kryeministër nga 2009 në 2013, 2014 në 2017 dhe 2017 deri në 2021.
Ai është kryeministri i dytë më i gjatë në detyrë i vendit.