-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha bind deputetin gjerman, shihet si zgjidhja më e mirë e PD-s

Kryesoret

Ish kryeministri Sali Berisha është takuar ditën e sotme me euro deputetin gjerman Elmar Brok. Për takimin me të dihet shumë pak, por vet Berisha ka ndarë disa detaje në lidhje me diskutimin.

Sipas tij kishte bindur Brok-un që ish kryeministri duhet të marr në dorë frerët e PD-s dhe se mund ta ngrejë besimin te opozita.

“6 marsi dha një mesazh të fuqishëm, bashkimin. Gjer me 6 mars, deputetët, një pjesë e tyre, gjykuan se nuk donin të angazhoheshin në një luftë ndërpartiake mes Berishës dhe Bashës. Ata, së pari kërkuan largimin e Bashës i cili logon e PD, pas të cilës me 25 prill votuan 39% e shqiptarëve dhe e zbriti në 12%, të largohet. I kërkuan që të gjithë dorëheqjen. Kjo është pozitive. Ana tjetër pozitive është që, kërkojnë bashkimin e partisë dhe jo ndarjen e mëtejshme.

Ka të tjerë që kërkojnë të ikë Berisha dhe Basha. Do përgjigjem me fjalët e një mikut tim të huaj. Erdhi në Shqipëri, mik i vjetër. Elmar Brok tha, ‘Sali erdha me mendimin që të të kërkoj të mos kandidosh, por po largohem me mendimin që, zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt’. Plotësisht. Për të mos thënë edhe gjëra të tjera. Ai bëri një seri takimesh. Ai insiston, dhe unë jam dakord, të bëjmë gjithccka për bashkimin e PD sepse PD është aset. Unë e qartësova, zoti Basha nuk përjashtohet nga PD. Zoti Basha ka të drejtë të kandidojë. Por ai nuk kandidon. Nuk e pyeta për takimin me Bashën”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit