-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burri i Chiara Ferragnit vuan nga një sëmundje e rëndë, shkrimi i saj prek fansat

Kryesoret

Reperi italian  Fedez ka bërë të ditur se ai vuan nga një sëmundje që e ka zbuluar së fundmi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai me anë të disa story të publikuara në Instagram ku tregoi se ka një problem serioz shëndetësor.

”Për fat të keq më gjetën një problem shëndetësor, por për fat e gjetën në kohë. Kjo përfshin një rrugë, një rrugë të rëndësishme që do të më duhet të bëj dhe që unë po ashtu me pelqen te tregoj ne te ardhmen. Kur zbulova cfare zbulova, leximi i historive te njerezve te tjere me dha ngushellim. Vetem nje njeri do me beje te mendoj se kjo paranteze ne jeten time do te kete pasur nje kuptim qe tani nuk mund ta jap. Vetëm tani e kuptoj rëndësinë e të qenit në gjendje të marrësh edhe një buzëqeshje nga dikush në anën tjetër të botës.”-tha ai.

Fedez, nuk tregoi detaje rreth gjendjes shëndetësore apo sëmundjes specifike duke thënë se në një moment të dytë do flasë për të. Disa vite më parë ai kishte folur për rrezikun e një skleroze të mundshme të shumëfishtë. Ndërkohë, shumë përdorues të rrjeteve sociale, dhe ndjekës të Ferragnez-it, kanë shprehur afërsinë e tyre me çiftin.

“Jam gati të përballem me këtë aventurë të re që më ka paraqitur jeta. Tani më duhet të jem pranë të gjithë miqve dhe familjes“.-shtoi ai.

Ndërkohë nuk mungoi mbështetja e bashkëshortes së tij, Chiara Ferragni e cila në Instagram publikoi një foto familjare.

“Dashuria e jetës sime ka nevojë për një ndihmë shtesë këto ditë. Ne të duam tani më shumë se kurrë, dashuria ime, dhe do të jesh mirë së shpejti. Gjithmonë i rrethuar nga dashuria e të gjithë familjes, miqve dhe njerëzve që të duan shumë.”-shkroi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit