Julian Ahmataj është rikthyer në stolin e Skënderbeut të Korçës.
Ai firmosi kontratën me klubin, i cili këtë sezon luajti në Kategorinë e Parë dhe arriti të kualifikohej për në Superiore.
Ahmataj ka drejtuar më parë Skënderbeun në vitin 2020 dhe rikthimi i tij vjen pas përfundimit të dënimit të dhënë nga UEFA për ekipin, duke e hapur rrugën për një sezon të ri me ambicie për stabilitet dhe rezultate pozitive.









