“Vetëm për “TAP”-in, Sali Berishës i janë ofruar shumat më përrallore që mund të ofrojë kush por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe interesave europiane se isha i bindur se një darë gazi nga jugu dhe veriu i Rusisë ndaj Europës ishte lajmi më i keq për Europën dhe Shqipërinë. Oferta direkt nga Gazpromi”.
Për këtë deklaratë që bëri sot Sali Berisha, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje SPAK-ut që ta thërrasë për të dhënë shpjegime për tentativën e korruptimit, që ai pretendon se i është bërë nga rusët, që të refuzojë gazsjellësin “TAP” për të pranuar “Gazpromin”.
“Uroj që SPAK mos ta ketë pushim sot. Dëgjova atë zotërinë sot që “Gazpromi” i paska ofruar ryshfet për “TAP”-in. Minimalisht është moskallëzim krimi. Tentativë korrupsioni. Uroj që ta dëgjojë SPAK, ta thërrasë zotërinë. Meqë “Gazpromi” paska mbërritur deri aty sa t’i ofrojë ryshfet, kjo është gjë e rëndë. Dhe nuk ja lanë hesapet Saliut për të larë mëkatet që ka me Shqipërinë 30 vite, sikur e thotë shpallja non grata nga SHBA” tha Balla.