Drejtësia italiane ka lënë në burg 13 personat e arrestuar, 7 janë shqiptarë, mes tyre këngëtarja Elsa Lila dhe 6 italianë të akuzuar për trafik dhe shpërndarje droge.
Në 197 faqet e urdhrit të paraburgimit të firmosur nga hetuesit, roli drejtues u atribuohet shqiptarëve. Në mënyrë të detajuar, drejtues të organizatës ishin Arind Boci, i njohur si “Rindi” së bashku me Glend Burhanajn që njihej nga rrethi i ngushë me pseudonimin “Qorri”.
Për prokurorinë ata dyshohet se “ngritën, organizuan dhe menaxhuan trafikun e drogës në zonat Acilia dhe Primavalle, duke koordinuar vendosjen, fshehjen, përpunimin dhe tregtimin e kokainës, hashashit dhe marijuanës atje”.
Boksieri Petrit Bardhi, i quajtur “Titi” dyshohet se ka siguruar kontaktet e blerësve të drogës pasi kishte lidhje dhe njohje me njerëz të krimit romak. Këngëtarja Elsa Lila akuzohet se ishte njeriu që mbante faturat, hyrje daljet për shitjen e drogës. Nga operacioni u sekuestruan 5 kilogramë kokainë, 43 kilogramë marijuanë dhe 82 kilogramë hashash.
Anëtarët shqiptarë të grupit;
Arindi Boci (35 vjeç)
Glend Burhanaj i njohur si Qorri (32 vjeç)
Petrit Bardhi (47 vjeç)
Leonard Vacaj (48 vjeç)
Elsa Lila (40 vjeçe)
Gjino Lleshaj (39 vjeç)
Francesk Ndreka i njohur si Cesku (28 vjeç)