-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-të nuk do të mbyllin qiellin në Ukrainë

Kryesoret

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin përsëriti sërish se Shtetet e Bashkuara nuk do të zbatojnë mbylljen e qiejve në Ukrainë, sepse “një zonë ndalim-fluturimi do të thotë se jeni në një konflikt me Rusinë”.

Nga këndvështrimi i SHBA-ve, Presidenti Joe Biden, ka qenë i qartë se ne nuk do të kemi forca amerikane që luftonjnë në Ukrainë. Duke e thënë këtë, ne do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqi për të mbështetur Ukrainën në përpjekjet e saj për të mbrojtur territorin e saj”, tha Austin në Bratislavë, Sllovaki, pas takimit me homologun e tij sllovak.

“Ne kemi deklaruar gjithashtu se zbatimi i një zone ndalim-fluturimi në fakt do të thotë se ju jeni në luftim, jeni në një luftë me Rusinë, dhe kjo është një nga gjërat që kemi thënë, që presidenti ynë tha se nuk do të hymë në një luftë me Rusinë”, shtoi ai.

Gjithastu ai theksoi se, “ajo që kjo do të thotë në të vërtetë është se për të kontrolluar qiejt, duhet të mbyllni mbrojtjen ajrore atje në tokë. Dhe disa nga ato sisteme të mbrojtjes ajrore janë në Rusi dhe kështu, përsëri, nuk ka asnjë mënyrë të lehtë apo të thjeshtë për ta bërë këtë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit