Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave për kushtet e shëndetësisë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar pamjet nga blloku i ri operator në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ka një mesazh për akuzuesit.
“Kur lexoj disa që shkruajnë sa keq është bërë shëndetësia, them me vete sa mirë që s’u ka rënë rruga për spital pa punë e madhe që shajnë me të dëgjuar. Ky është Blloku i ri Operator në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, shkruan Rama.