-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentuan të përplasin policët me makinë dhe qëllojnë ndaj tyre, përfundojnë në pranga

Kryesoret

Policia e Kosovës arrestoi dy të dyshuar në Prishtinë, pasi kanë tentuar t’i përplasin me makinë zyrtarët policorë në rroba civile, e më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të policëve.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë i janë përgjigjur me të shtëna në drejtim të dyshuarit.

Zyrtarët policorë kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gjashtë fishekë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit