-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet serbe në Kosovë, Kurti përballë presionit ndërkombëtar

Kryesoret

3 prilli, dita kur pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë po afron, ndërkohë që presioni po rritet mbi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës që ta lejojnë mbajtjen e tyre në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se ai është në kontakt me ambasadat e vendeve më të industrializuara QUINT dhe me Bashkimit Evropian, që të gjendet një zgjidhje për serbët e Kosovës që duan të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit në Serbi.

Sipas kryeministrit Kurti, qeveria që ai drejton synon që të drejtat e serbëve të mos shkelen, por në të njëjtën kohë edhe të mos cenohet shtetësia e Kosovës.

“Konsiderojmë që në njërën anë, nuk duhet t’iu pamundësojmë serbëve në Kosovë, që e kanë përveçse nënshtetësinë e Kosovës edhe atë të Serbisë, ta kenë të drejtën e votës, mirëpo në anën tjetër, kushtetutshmëria, ligji në Kosovë, rezoluta e fundit e Kuvendit e 15 janarit, neve na e obligojnë bazën e çfarëdo zgjidhjeje që do të marrim në të ardhmen”, u shpreh Kurti.

Kuvendi i Kosovës me 15 janar, ka miratuar një rezolutë përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve të organizuara nga Serbia në Kosovë,  për një referendum të Serbisë për ndryshime kushtetuese. Kjo përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Vendet e QUINT-tit dhe Bashkimi Evropian, e patën pritur me keqardhje vendimin e Qeverisë së Kosovës që nuk lejoi mbajtjen e referendumit në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se zgjedhjet serbe të 3 prillit do të mbahen edhe në Kosovë. Ai ka paralajmëruar “pasoja”, nëse ato pengohen nga autoritetet e Prishtinës. “Shpresoj që të mos ndërhyjë dikush në votimin e serbëve në Kosovë dhe po ashtu shpresoj që dikush do ta kuptojë, se cilat do të ishin pasojat nëse ndërhyn”, citojnë mediet në Serbi presidentin Vuçiç.

Dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bisedoi në telefon me Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet lidhur me zgjedhjet e Serbisë edhe në Kosovë. Chollet tha në Twitter se pati “bisedë të mirë” me kryeministrin Kurti dhe përmendi rëndësinë që votuesit në Kosovë me të drejtë vote “të mund të marrin pjesë në zgjedhje”.

“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë, që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, shkroi zyrtari amerikan në Twitter.   

Gjatë vizitës së saj në Kosovë javën e shkuar, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë mënyra që të mbahen zgjedhjet. 

“Një ndër çështjet më të rëndësishme është forcimi i besimit në rajon. Para se gjithash nevojiten përparime në procesin e dialogut për normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto dy shtete duhet të gjejnë një zgjidhje edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale të Serbisë, me 3 prill”, tha Baerbock.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit