-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emiliano Shullazi dërgohet në spital

Kryesoret

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka organizuar lëvizjen e të dënuarit Emiliano Shullazi nga burgu 313 drejt QSUT, për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët.

Apeli i Posaçëm konfirmoi më 3 dhjetor 2021 dënimin me 14 vite burg për Shullazin, i fajësuar për “gjobëvënie” ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zaka, si edhe për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”. Të pandryshuara mbetën masat e dënimit për të bashkëpandehurit e tij. Vendimi i Apelit u ndoq edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të OSBE-së.

Shullazi akuzohet nga SPAK edhe për pjesëmarrjen në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame, por edhe ish-rivalit të Lulzim Berishës, Klodian Saliu. Për ngjarjet e ndodhura në vitin 2005, prokuroria ka dërguar për gjykim grupin e tij, por edhe Lulzim Berishën, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Taullain. /A2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit