Ambasada e Rusisë në Tiranë i është përgjigjur deklaratës që ka bërë dje ish-kryeministri Sali Berisha, ku u shpreh se Gazpromi rus i kishte ofruar ryshfet që ai të refuzonte projektin e TAP-it kur ishte në krye të qeverisë. Ambasada ngre dyshime të forta se Sali Berisha ka kërkuar një “shumë përrallore” nga Rusia, që të refuzonte projektin e gazit.
❗️ U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”? pic.twitter.com/sX2rt0Z2H9
— Russian Embassy in Albania (@RussianAlbania) March 18, 2022
Sali Berisha dje konkretisht u shpreh se “Vetëm për “TAP”-in, Sali Berishës i janë ofruar shumat më përrallore që mund të ofrojë kush por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe interesave europiane se isha i bindur se një darë gazi nga jugu dhe veriu i Rusisë ndaj Europës ishte lajmi më i keq për Europën dhe Shqipërinë. Oferta direkt nga Gazpromi”.
Për këtë deklaratë që bëri Sali Berisha, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje SPAK-ut që ta thërrasë për të dhënë shpjegime për tentativën e korruptimit, që ai pretendon se i është bërë nga rusët, që të refuzojë gazsjellësin “TAP” për të pranuar “Gazpromin”.