-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tapë” në timon, tentoi të ikë pas aksidentit, arrestohet polici në Vlorë

Kryesoret

Një efektiv policie është arrestuar në Vlorë, pasi në gjendje të dehur shkaktoi një aksident dhe tentoi të arratiset, por u prangos nga kolegët të cilët i kundërshtoi. I arrestuari është Mareglen Salaj.

“Më datë 18.03.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë në Komisariatin e Policisë Vlorë, Nënkomisar Mareglen Salaj për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi u krye pasi punonjësi i policisë, duke drejtuar automjetin me targa AB 811 CE në gjendje të dehur, ka goditur një automjet duke i shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur edhe mjetin e tij. Gjithashtu, ai ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë të Seksionit “Shqiponja” gjatë shoqërimit të tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga ana e specialistëve të Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë janë kryer veprimet proceduriale duke kryer arrestimin në flagrancë të Nënkomisar M. S., me detyrë Specialist për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 242, 273 dhe 291 të Kodit Penal” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit