Pas ambasadës amerikanë në Tiranë, ka reaguar edhe ambasada italiane pas dorëheqjes së kryedemokratit Lulzim Basha nga drejtimi i PD.
“Respekt për vendimin e Presidentit Basha për t’u larguar nga posti dhe për kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë shqiptare në krye të Partisë.
Tani po hapet një fazë e re. Shpresa është që Partia Demokratike të jetë në gjendje të kapërcejë vështirësitë aktuale, të gjejë një shtysë të re unitare dhe të zgjedhë një lidership të ri përmes një procesi sa më transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Një demokraci e fortë ka nevojë për opozitë të fortë”.