Para mbledhjes me grupet e PD-së, Lulzim Basha i ka habitur të gjithë dhe ka dhënë dorëheqjen pa biseduar me drejtuesit e degëve apo deputet e partisë.
Ajo që po i mundon të gjithë është se kush do të marr drejtimin e PD-së, pas 8 viteve drejtimi nga ana e Bashës.
Përgjigja jepet në statutin e partisë ku neni 46 tregon se drejtimin e PD-së do mund ta marri njëri nga nënkryetarët e aktual, pra gara do të zhvillohet mes Jorida Tabakut dhe Enkeleid Alibeajit.
“Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri,” shkruhet në statut.