-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Rinumërimi nxori në pah vjedhjen dhe trafikimin e votave në Fier

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit.

Bardhi me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se sipas tij rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kryesore të vendit nxorri në sipërfaqe të vërtetën.

Postimi i plotë:

Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.
Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.
Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:
❌ 80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;
❌ 180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;
❌ 50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.
Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit