Gjykata e Posaçme ka lehtësuar masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës. Gjykata e Posaçme vendosi që të zëvendësojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me garanci pasurore me shumën 3 milionë lekë.
Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor.Ndërkohë derisa të depozitohet garancia, Jamarbër Malltezi do të qëndrojë në “arest në shtëpi.
Njoftimi i GJKKO-së:
-
Kërkuesi Jamarbër Malltezi me datë 17.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën
me objekt: “1. Revokimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar me
vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar; 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arresti në shtëpi”
caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit “Garancia pasurore”
parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale.”. -
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj
dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet 112, 260, 236 dhe 237 të K.Pr.Penale, me vendimin nr.
404, datë 07.07.2025, vendosi: -
Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit.
-
Pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter
shtrëngues “Arresti në shtëpi” të caktuar ndaj të pandehurit Jamarbër Malltezi
me vendimin Nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zëvendësimin me masën e sigurimit
personal “Garancia pasurore”, e parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale, në
shumën prej 3,000,000 lekë, për të siguruar moslargimin e shtetasit Jamarbër
Malltezi deri në përfundimin e gjykimit. -
Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar ky afat
nga shpallja e këtij vendimi. I pandehuri Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me
masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore.
Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili
në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së
garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe sipas rastit
të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të pandehurit ose konfirmimin e masës së
sigurimit “Arresti në shtëpi”. -
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.
-
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e
nesërmja e komunikimit të vendimit









