Një sherr në familje ka përfunduar me një të plagosur me thikë në Berat.
Babai, Ramo Sheroku pas debatit që ka agravuar ka marrë thikë e bukës dhe ka qëlluar djalin, Andrea 32-vjeç.
I plagosuri fillimisht u dërgua në spitalin rajonal, por më pas u transportua drejt “Traumës” në Tiranë si pasojë e plagëve të rënda.
I ati i djalit është shoqëruar nga policia pas krimit në familje. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit.