-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ed Sheeran dhe Camilla Cabello bëhen bashkë në një koncert për Ukrainën

Kryesoret

Ed Sheeran, Camila Cabello dhe Emeli Sandé janë disa nga interpretuesit e parë që do të mbajnë një koncert për të mbledhur fonde për viktimat e luftës në Ukrainë.

Sipas Skynews, Nile Rodgers, Manic Street Preachers, Gregory Porter dhe Snow Patrol janë konfirmuar gjithashtu për eventin ‘Concert For Ukraine’, i cili zhvillohet të martën më 29 mars.

Në një deklaratë, Cabello, e cila u bë e famshme si anëtare e grupit të vajzave Fifth Harmony përpara se të niste karrierën e saj solo, u tha fansave se “ne të gjithë kemi përgjegjësi” për të ndihmuar.

Zemra ime po thyhet për popullin e Ukrainës. Ndërsa refugjatët nga Ukraina i bashkohen miliona njerëzve të tjerë të zhvendosur anembanë globit, ne të gjithë kemi një përgjegjësi. Një nga nevojat më të mëdha është të marrim fonde për organizatat që mund t’u shërbejnë drejtpërdrejt këtyre komuniteteve, kështu që ne po përqendrojmë përpjekjet tona për ta bërë këtë si sa më shpejt që të mundemi.”-tha ajo.

Shikuesit do të jenë në gjendje të dhurojnë para për Apelin Humanitar të Ukrainës gjatë gjithë mbrëmjes dhe të gjitha të ardhurat nga sponsorizimi dhe reklamat e krijuara nga transmetimi, që vlerësohet të jenë më shumë se 3 milion paund do të shkojnë për Ukrainën. Biletat për koncertin, i cili do të zhvillohet në Resorts World Arena, në Birmingham, MB, dalin në shitje të martën më 22 mars.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit