Ilir Bajri është ekstraduar drejt Italisë. Ai u arrestua në vitin 2018 në Shkodër në kuadër të operacionit “Oaz” si pjesë e një grupi kriminal.
Ekstradimi ka ardhur pa kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë Italiane të bërë në shkurt të vitit 2019 për shkak të një dënimi që Bajri ka në shtetin italian me 5.6 vite burg.
Ilir Bajri rezulton se është dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës me 10 dhjetor të 2010-ës me 5.6 vite burg si pjesëtar në organizatë kriminale me qëllim trafikim të qenieve njerëzore, ndërsa mbi të rëndonin akuzat “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion klandestin” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
Ky grup kriminal, sipas drejtësisë italiane, ka vepruar që nga korriku i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2002 në zonën e Cervia në Ravenna.









