-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hagë, Salih Mustafa mbetet në qeli

Kryesoret

Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ja zgjati masën e paraburgimit Salih Mustafës, i cili po gjykohet për krime lufte në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

Sipas trupit gjykues, vazhdon rreziku që i akuzuari do të pengojë procedurën e Dhomave të Specializuara, duke ndërhyrë te viktimat dhe dëshmitarët dhe/ose familjet e tyre.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit