Gripi i shpendëve ka ngjallur frikë dhe panik te cdo familje, pavarësisht se institucionet shtetërore kanë bërë thirrje për qetësi, pasi nuk transmetohet te njeriu.
Deri tani gripi është konfirmuar në dy pulari në Durrës, njëra prej tyre “AIBA” dhe në Pustec, ku ngordhën disa pelikanë kaçurrelë.
Por sa janë pulat e ngordhura?
Ende nuk ka një shifër të saktë. Ministria e Bujqësisë flet gati 300 mijë pula të ngordhura, por sipas shifrave jo zyrtare kemi të bëjmë me rreth një milion në Durrës.
Dëmi për stabilimentet e pularive llogaritet në 2-3 milionë euro nëse bazohemi te shifrat e ministrisë. Një pulë kushton 7 euro.
Dje, pamjet e momentit kur punonjësit e stabilimenteve në Durrës nxirrnin pulat e ngordhura bënë xhiron e rrjetit. Groposja e tyre vijon në Shijak, pasi bashkia e Durrësit refuzoi.