Andrea Sheroku, i riu që denoncoi të atin disa ditë më parë për plagosje me dashje ka shprehur një tjetër version të ngjarjes në emisionin “Shqipëria Live”.
Ai ka marr vet fajin përsipër duke treguar se është vetëlënduar pasi ishte nën efektin e pijes dhe drogës.
Sheroku: Unë jam mirë tani. Kisha pirë unë dhe nuk mbaja mend asgjë. Kisha pirë shumë alkool dhe nja dy cigare hashash. Kur shkova në shtëpi, kam rënë nga shkallët.
Pyetje: Ku e gjetët thikën?
Sheroku: Në momentin që jam kthyer, kisha ngrënë fruta në shtëpi dhe ndoshta e kam harruar pa dashje tek divani dhe kur u shtriva pashë gjak. Kam dalë në rrugë me vrap, fqinjët njoftuan policinë.
Pyetje: Po babai çfarë tha?
Sheroku: U shokua. Ta lirojnë babanë, mos ta mbajnë brenda atje se nuk ka faj i shkreti. Me trupin tim nuk ka asnjë faj. Mamaja u sëmur dhe ndërroi jetë.
Pyetje: Sa kohë ka?
Sheroku: Në datën 8 mars. Kam dhimbje shumë të madhe. Më dhemb shpirti që nuk e kam atë, nuk jetoj dot asnjë sekondë pa atë, e kam pasur gjithmonë pranë.
Një ditë më parë u raportua se një 66-vjeçar ka goditur disa herë me thikë djalin e tij 32-vjeçar. Pas një debati për motive të dobëta, thuhej se 66-vjecari ka qenë në gjendje të dehur dhe ka goditur me mjete prerëse në trup djalin e tij, Andrea.