Dita e marte e 22 marsit do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Priten reshje në qarqet Korçë dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 4 / 12 °C, në vendet e ulëta 0 / 13 °C dhe në vendet malore -5 4 °C.