-sidi education-spot_img
13.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Serbët e Kosovës votojnë në Serbi, na kërkuan njohjen e pavarësisë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të martën në mbrëmje se autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në atë pjesë.

Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarët pas takimeve që mbajti në kuadër të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit në Serbi.

“Kemi pranuar kompromise të panumërta që kanë insistuar vetëm për t’u mundësuar njerëzve që të dalin në votime për atë që ata dëshirojnë të votojnë, por ata kanë këmbëngulur dhe kanë kërkuar vetëm një gjë dhe kjo është që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Serbia nuk ka mundur ta pranojë këtë dhe Serbia nuk do ta pranojë, pavarësisht çmimit”, tha ai.

Presidenti Vuçiç tha se serbët e Kosovës do të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, duke votuar në komunat në Serbinë qendrore. Ai tha se serbët e Kosovës kanë kërkuar që të largohen nga institucionet e Kosovës si përgjigje për moslejimin e votimit brenda Kosovës.

“Unë i pyeta, në rregull e bëjmë sot, por çfarë një ditë pas? Ne do të marrim barrën financiare, por të nesërmen kam frikë se mund të hyjmë në një rreth pa dalje të konflikteve të luftës pa përfundim”, tha ai duke nënvizuar se ka kërkuar nga serbët e Kosovës për durim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit