-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët e “vulës” në rrugën e PSD së Kosovës

Kryesoret

Nga Islam Lauka

Pas largimit tё Lulzim Bashёs, deputetёt qё e kanё mbёshtetur atё, deri mё tani, po kёrkojnё tё vazhdojnё edhe mё tej me mentalitetin e “vulёs” dhe tё “bravёs”, por pa Lulin.

Si kusht pёr bashkimin e Partisё Demokratike tё Shqipёrisё, ata vunё pёrjashtimin e Berishёs nga gara pёr kreun e saj. Pra, bashkim mbi bazёn e pёrjashtimit.

Para katёr vjetёsh, ёshtё hasur njё dukuri e ngjashme nё Kosovё, kur 12 deputetё tё Vetёvendosjes kёrkuan pёrjashtimin e Albin Kurtit nga gara pёr kreun e partisё, duke “argumentuar” se ai e ka kryer misionin e tij, se ёshtё autoritar, etj.

Nё zgjedhjet parlamentare tё radhёs, tё 12-tё sё bashku, u zhveshёn nga mandati i deputetit dhe partia e krijuar prej tyre, PSD, nuk arriti tё kalojё pragun e nevojshёm pёr t`u futur nё parament. Ndёrkohё, Albin Kurti, nё krye tё VV-sё, arriti tё fitojё mbi 50% tё votave nё zgjedhjet e 14 shkurtit tё vitit 2021.

Sot, deputetёt e dikurshёm tё VV-sё janё nё pritje tё redaksive televizive pёr t`i ftuar si “analistё”, pёr sevap.

Problemi ёshtё se me mentalitetin e “vulёs” dhe “bravёs” qё i karakterizon pasuesit e Bashës, si dhe me mangёsitё nё formimin kulturor dhe profesional të tyre, ata nuk e bёjnё dot as analistin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit