-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar me 11 vite burg në Itali për trafik droge, 45-vjeçari shqiptar arrestohet në Dibër

Kryesoret

Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Dibrës, pasi nga Gjykata e Ankonës me 11 vite e 10 muaj burg për trafik droge.

Sipas uniformave blu, në pranga është vendosur shtetasi Roland Farruku, banues në Peshkopi.

Gjithashtu vëllai i tij Kreshnik Farruku ka qenë subjekt i OFL-së, dhe ditën që forcat e policisë kanë zhvilluar aksion në shtëpinë e tij në shkurt të 2020-s.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Strukturat hetimore të DVP Dibër dhe Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Roland Farruku 45 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Ankonas,  e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Trafik Narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në përfundim të  veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit