-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla injoron dorëheqjen e Bashës: Ç’të mbjellësh do të korrësh

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka injoruar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti  kryetarit të PD-së. Ai tha se nuk ka koment, pasi ka gjëra të tjera me më shumë rëndësi.

Nuk kam asnjë koment për këtë cështje, pasi për ne sot rëndësi, më shumë se cështja që flisni, është paketa e rezistencës sociale” tha ai.

Balla tha se nga Enkelejd Alibeaj, tashmë me një tjetër post pret që nesër të sjellë emrat për dy komisione. “Unë di që Alibeaj është aty që drejton grupin e PD-së.

Që tani edhe me një fuqi tjetër më të madhe, shpresoj që të kemi emrat për të filluar punën me dy komisionet, reformën zgjedhore dhe territoriale” tha ai.

Ç’të mbjellësh do të korrësh, thotë populli. Akuzat që deri dikur Berisha i bënte ndaj meje, tani i bën kundër Bashës.

Kjo është çështje e tyre. Për ne ka rëndësi, që kemi vetëm një aleat në këtë mandat tonë të tretë, që është populli i zakonshëm, që kemi plot detyrime” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit