Pronarja e një qendre masazhi në Tiranë së bashku me një prej vajzave që kishte rekrutuar për prostitucion dhe klienti janë arrestuar pas denoncimit me pamje në një emision investigativ në kuadër të operacionit “Camouflage 22”.
Të arrestuarit janë; administratorja me inicialet S. H., 21 vjeçe, që akuzohet për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”; vajza e rekrutuar E. Y., 26 vjeçe dhe L. V. dhe klienti 25 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.
Policia deklaron administratorja e qendrës në rrugën “Luigj Gurakuqi” kishte punësuar E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronte dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.