-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe kap “mat” qeverinë për çmimet dhe “gozhdon” Berishën: Tani qepe gojën

Kryesoret

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe i përplasi në fytyrë Sali Berishës, të gjitha abuzimet me energjinë nga OSHEE te ARMO dhe burimet e tjera, që sipas tij ka bërë gjatë kohës që ishte në pushtet. Për këtë arsye, Braçe i kërkoi Sali Berishës ta qepë gojën.

“Kur shoh këtu, me të njëjtin fjalim prej 30 vitesh Sali Berishën duhen thënë disa fjalë. Duhet të heshtësh, duhet ta qepësh. Privatizimi i OSHEE ishte goditja më e madhe që mori sistemi, që u shoqërua me çmim në rritje për qytetarët. ndërtimin e një rrjeti borxhi për të pasuruar ortakun politik të përjetshëm, dje dhe sot dhe një tufë me oligarkë që as emrat nuk u përmend. Të privatizosh katër HEC-e kyçe, duhet ta qepësh, ta qepësh fare.

Të privatizosh naftën dhe gazin, duhet ta qepësh. Marrëveshjen për Patos Marinzën e ka firmosur vetë, madje e ke ndryshuar edhe vetë në dëm të shqiptarëve. Marrëveshjen për “Strimoil” që e ka kumbarën akoma këtu, e ke bërë ti vetë. Të privatizosh ARMO-n te një bandit që sot endet rrugëve me paratë që bëri këtu në Shqipëri prej teje duhet ta qepësh, njëherë e përgjithmonë” tha ai.

Më pas Erion Braçe kaloi te qeveria e tij duke përgënjeshtruar ministren e Bujqësisë dhe kërkuar shpjegime të ministrat e tjerë për abuzimet me çmimet. “Kriza vjen nga tregjet ndërkombëtare, por edhe nga abuzimi këtu brenda nga tregje kombëtare, të kapura dhe mbyllura, as të lira dhe as konkurruese. Duhet të thuash të vërtetën, fjala bie, dëgjova këtu, se ne kemi TVSH të reduktuar për produktet plehëruese. Jo, e vërteta nuk është kështu. Ne vendosëm TVSH 10% edhe pse bërtita dhe ulërita. Duhet ta zhbëjmë atë vendim.

Të vendosim transparencën në tregje e transaksione. Në çmime mallrash dhe shërbimesh. Unë nuk e besoj që çmimi prej 13 mijë lekë për urenë dhe dapin është ai që na vjen nga importi plus 2% që është fitimi. 87 lekë vjen kg dhe që del nga dogana dhe nuk besoj se norma e fitimit është 2%. Ai çmim atje është zhvatje. Pse bitumi nga 6 mijë lekë vajti 10 mijë lekë. Po me hekurin, që nga 340 dollarë përfundoi 1200 dollarë toni i skrapit në Elbasan?” ishin pyetjet e tij për qeverinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit