-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: 23 vjet më parë NATO ndërhyri për ndalimin e gjenocidit ndaj Kosovës

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 23-vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj objektivave serbe.

Osmani thotë së 23 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në “Twitter” ajo ka thënë se u janë mirënjohës aleatëve të cilët mbështeten Kosovën në rrugën drejtë lirisë dhe demokracisë.

Ajo ka theksuar se tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi.

“23 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës. Ne u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë për mbështetjen e rrugës sonë drejt lirisë dhe demokracisë. Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi”, ka shkruar presidentja Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit