Partia Demokratike ka reaguar ashpër për vendimet e Kuvendit dhe të kryeministrit Edi Rama, i cili ka qenë i pranishëm në samitin e NATO-s.
Sipas PD, Rama ka turpëruar shtetin tonë pasi nuk e ka paraqitur kërkesën që Kosova të ishte anëtar e NATO-s ashtu siç ishte para shtruar nga demokratët.
“Në 9 Mars, Grupi Parlamentar i Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar një projekt-rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë, e cila në pikën 3 dhe 4 i kërkon shprehimisht Qeverisë shqiptare të angazhohet për njohjen e Kosovës nga 4 vende të NATO-s që akoma nuk e kanë njohur, dhe të përkrahë pa rezerva çdo kërkesë të Kosovës për anëtarësim në NATO,” ka shkruar Marash Logo, përfaqësuesi ligjor i PD-së.
Po ashtu mësohet se kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në NATO e ka kërkuar përfaqësuesi i Kroacisë.