Një në çdo dy fëmijë ukrainas është zhvendosur që kur Rusia filloi pushtimin e saj më 24 shkurt, sipas Fondit të OKB-së për Fëmijët.
“Është befasuese,” i tha CNN zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder. “Që nga fillimi i luftës një muaj më parë, nga çdo djalë dhe vajzë në vend, një në dy tani është dashur të ikin nga shtëpitë e tyre.”
Elder tha se UNICEF po përpiqet të marrë batanije, tableta për pastrimin e ujit, gjeneratorë, pajisje mjekësore dhe komplete obstetrike për nënat që lindin në vend.
“Nëse lufta nuk ndalet, nëse nuk ndalen sulmet pa dallim, ne do të shohim më shumë fëmijë të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe bombardimet,” tha ai.