-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha i heq “bravën” Lulit: Nëse doni, më sfidoni për postin e kryetarit të PD-së

Kryesoret

Pasi mori vulën e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur procesin e pajtimit të “gjaqeve” në selinë blu. Kthesa e fortë nisi nga ish-kryetari Lulzim Basha.

“Tani nuk kam pse t’i them deputeti “Brava”, por deputeti Basha. Ai është deputet i PD-së, po të ishte në zyrë me Enkelejdin dhe Gazin do të shkoja t’u jepja dorën” tha Berisha.

Ai kishte një koment edhe për deklaratën e Bardhit mbrëmë që Basha kishte dalë në terren duke zhvilluar disa takime në periferi. “Ai është deputet, mund të bëjë takime ku të dojë dhe si të dojë, nuk shoh asnjë problem. Cdo deputet është i lirë të ketë axhendën e tij të takimeve me zgjedhësit e vet” tha ai.

Shprehu keqardhje për deklaratën e Enkelejd Alibeajt që do të çojë në apel vendimin që sot i dha Berisha vulën. “Më tha edhe mua, keqardhje ndej, por gradualisht e ftoj të heqë dorë. Ai e quan vendimin, që nuk është përfundimtar.

Por ky është përfundimtar, u regjistrua, mori fund kjo. Por e ftoj. Leximi i realitetit është shumë i rëndësishëm dhe ky është i pandryshueshëm”.

E konfirmoi sërish se do të kandidojë për kryetar të PD-së. “Pa diskutim, unë do të jem në garë, të hapur dhe ftoj cilindo, kolegë, deputetë, jo deputetë që dëshiron të garojë, është i mirëpritur në një garë të hapur me rregulla.

Ata që kanë ndërmend të kandidojnë të krijojnë ekipin, të përcaktojnë rregullat që duan dhe i garantoj që do të jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë”.

Zbardhi dhe një pjesë të aksionit opozitar. “Vala tjetër e protestave do të udhëhiqet nga PD. E vlerësoj shumë atë që bëri shoqëria civile, por e jona do të jetë më e fuqishme” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit