PD në dyert e gjykatave. Ditën e sotme gjykata e Tiranës vendosi që të njihte statutin e miratuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021, që thirri Sali Berisha, i cili miratoi ndryshime të forta dhe shkarkime masive të kupolës që deri dje drejtohej nga Lulzim Basha. Ish-kryeministri dosjen që dërgoi në gjykatë e kishte “kopsitur” me kujdes.
Mes dokumenteve që Sali Berisha dërgoi në gjykatë përmes përfaqësuesit ligjor të grupit të Rithemelimit, që është Ivi Kaso, ishte dhe akti i regjistrimit të Partisë Demokratike për herë të parë në Dhjetor të 1990 nga Ministria e Drejtësisë.
“5Pyetjet.al” e ka siguruar dokumentin me aktin, ku asokohe, pra 30 vite më parë, ministria e Drejtësisë e Republikës Popullore të Shqipërisë pranon kërkesën për të regjistruar Partinë Demokratike si forcë politike.
Por vendimi i gjykatës hap një tjetër spirale krize në PD, pasi kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj tha se nuk e njeh dhe se do ta çojë vendimin në apel dhe gjyqtarin Agron Zhukri që e dha në gjyq.
VENDIMI I GJYKATES SOT
Dosjet e plota nisur nga regjisteimi fillestar me 1990
1.Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.
2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike:
Vendimin nr 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë
Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
3.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.
U shpall sot me date 25.03.2022 ora 11.10